Marsh në Prishtinë për bashkimin e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën
Një marsh i organizuar nga Shoqata Çamëria po mbahet sot në Prishtinë.
Nën moton “Marsh për Bashkim” qytetarët të Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit kërkojnë bashkimin me Republikën e Kosovës.
Qytetarët janë grumbulluar para Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë nga ku dhe u bë nisja e marshit protestues.
Nga biblioteka ata u drejtuan në sheshin “Skënderbeu” e cila është e vendosur para Qeverisë së Kosovës.