Sot në kalendar shënohet data 8 mars, që nënkupton Ditën Ndërkombëtare të Gruas, raporton Gazeta Sinjali.
Me rastin e kësaj dite, në Prishtinë është organizuar protestë, e cila do të nisë në orën 10:00.
Marshi do niset nga Pallati i Drejtësisë dhe pas grumbullimit në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, do të vazhdohet me trajektoren tradicionale deri te Qeveria e Kosovës.
Ndryshe, Dita Ndërkombëtare e Gruas u shënua fillimisht më 28 shkurt 1909 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas një deklarate nga Partia Socialiste e Amerikës. Por përfundimisht, 8 Marsi u vendos si Dita Ndërkombëtare e Gruas, pas tragjedisë së 25 marsit 1911 në një fabrikë në New York, ku zjarri i rënë në një fabrikë ku punonin vetëm gra shkaktoi 146 viktima, shumica nga to emigrante.
Në Ditën e Gruas protestohet dhe festohet në shumë vende të botës./GazetaSinjali/