Mbrëmë janë konfirmuar 20 raste pozitive me COVID-19 në Prishtinë.E pas këtyre raste, Ministria e Shëndetësisë ka marr vendim që kryeqyteti kosovar të izolohet.
“Pas konfirmimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të 27 rasteve të reja pozitive sot në Kosovë me SARS-Cov-2, prej të cilave 20 në Prishtinë, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në konsultim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nxori vendimin për shpalljen e Prishtinës si zonë karantinë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Lajmin që kryeqyteti hynë në karantinë e ka dhënë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Ditë jo e mirë për Prishtinën. Nga 25 kontaktet e personit të infektuar ditë më herët, 20 janë testuar pozitiv sot. Lajmi i mirë është që të gjitha janë kontakte të personit të infektuar. Lajmi i keq është se tani duhet të shtojmë masat resktriktive në Prishtinë”, ka thënë ai.
“Të gjithë personat ishin pa simptome. Pas konsultimeve me Ministrin Vitia, Prishtina prej sonte hyn në karantinë. Hyrje/daljet do të jenë të kontrolluara, si dhe do të kemi masa të shtuara policiore në lagjen Mati 1. Policia nuk do të lejojë grumbullimin e më shumë se dy personave dhe po ashtu do të ketë kontrolla më të mëdha. Tri lokacione, një kompleks banesor dhe dy shtëpi shkojnë në mbikqyrje 24 orëshe nga policia”, thuhet në njoftimin e tij.
“Ditëve në vijim do të ashpërsohen masat. Me ditë të tëera kemi bërë thirrje për mosrelaksim. Po hyjmë në një fazë kritike. Në qoftë se ndonjëherë në jetë më keni dëgjuar për diçka po ju lus me qëndru në shpi”, ka thënë Shpend Ahmeti,
“Përsëriteni tek të gjithë që i njihni #rriNshpi #rriNshpi #rriNshpi