By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Masa të reja nga Qeveria, kërkesa të reja nga gastronomët
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Masa të reja nga Qeveria, kërkesa të reja nga gastronomët

Përditësimi i fundit: December 23, 2020 6:29 am
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka mirëpritur një nga vendimet e marra nga masat e reja parandaluese për transmetimin e koroanvirusit, atë të shërbimit ‘delivery’, teksa ka pasur kritika për masat tek komunat me rrezikshmëri të lartë.

- Advertisement -

Kjo shoqatë, përmes ‘Facebook’-ut, ka thënë se shërbimi “take away” pamundësohet, nëse kufizohet lëvizja e qytetarëve, përcjell Gazeta Express.

“Për këtë gjë apelojmë tek institucionet tona pa pasur nevojë të marrim asnjë shembull konkret të praktikave të disa prej vendeve të zhvilluara (pasi nuk krahasohemi me to as nga përkrahja ekonomike në vendet e tyre, e gjithashtu nga ajo sociale), mirëpo vetëm rekomandimet e OBSH – së, të cilat kundërshtojnë një politikë të tillë, si të pasuksesshme në luftimin e këtij infeksioni”, thuhet në komunikatën e tyre.

Ata kanë kërkuar edhe për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe funksionimin e gastronomisë në një mënyrë, siç thonë ata, më të dinjitetshme, që të lehtësonte gjendjen e rënduar ekonomike.

Njoftimi i plotë:

Në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës me Nr. 01/51, jemi të njoftuar sa i përket ndryshimit të masave lidhur me luftimin e përhapjes së pandemisë. Sipas këtij vendimi kuptojmë që tani funksionimi i gastronomisë lejohet edhe për një orë më tepër, duke e barazuar orarin e operimit të bizneseve në nivel vendi deri në ora 20:00 (një ndihmesë që nuk është për t’u lavdëruar).

Gjithsesi i gëzohemi faktit që përfundimisht tanimë shërbimet “delivery” apo “porosi me dërgesë” lejohen në të gjitha komunat, pa përjashtime. Kjo vjen si pasojë e një fushate dhe lobimi të palodhur të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës për të përkrahur me legjitimitet të plotë përherë sektorin e gastronomisë, pra të bazuar edhe në referenca shkencore, që kontribojnë edhe në ruajtjen e Shëndetit Publik e gjithsesi edhe Shëndetit Ekonomik.

Përjashtimisht dhe veçanërisht, sa i përket kufizimit të lëvizjes së personave fizik në komunat e cilësuara “me rrezik të lartë”, ndikon edhe në përjashtimin e mundësisë së ofrimit të shërbimeve “take away” apo “merr me vete”. Për këtë gjë apelojmë tek institucionet tona pa pasur nevojë të marrim asnjë shembull konkret të praktikave të disa prej vendeve të zhvilluara (pasi nuk krahasohemi me to as nga përkrahja ekonomike në vendet e tyre, e gjithashtu nga ajo sociale), mirëpo vetëm rekomandimet e OBSH – së, të cilat kundërshtojnë një politikë të tillë, si të pasuksesshme në luftimin e këtij infeksioni.

Po të lejohej lëvizja e njerëzve dhe funksionimi i gastronomisë në mënyrë më të dinjitetshme, sidomos me rastin e festave të fundvitit, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”, do të lehtësonte sadopak gjendjen e rënduar të sektorit tonë, dhe tërë ekonomisë në mënyrë zingjirore.

Lutfi Haziri i përgjigjet Haradinajt për Preshevën
Kurti: Rritja e pensioneve për 20 për qind fillon nga ky muaj
Zgjedhjet në LDK dhe në PDK, nën ethet e përçarjeve
Haziri i jep mbështetje fondacionit ‘Vjosa’, për lehtësimin e jetesës së fëmijëve autikë në kosovë
​Kurti:Kush kërcënon anëtarëve të rinj të bordeve,do të përballet me ligjin
Artikulli i mëparshëm Nga sot hyn në fuqi masat e reja kundër Covid-19 në Kosovë
Artikulli tjetër Mustafa: LDK do të del edhe më e fuqishme në zgjedhjet e ardhshme

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.