Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas raportimeve se masat ndëshkuese ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian kanë hyrë në fuqi dhe për këtë Qeveria e vendit është njoftuar qysh më datë 28 qershor, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Abdixhiku ka thënë se Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht se sa sot dhe sipas tij, është koha e fundit për një rrugë të re pa kryeministrin, Albin Kurti dhe diç thotë ai, politikën e tij të izolimit”.
“Albin Kurti dhe politika e tij nuk e bën dot Kosovën shtet evropian. Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht se sa sot. Serbia nuk ka pasur kurrë më shumë përkrahje se sa tani”, shkroi ai.
Më tej, Abdixhiku tha se teksa ne humbasim nga programi 7.5 miliardësh për zhvillim dixhital, shtetet e rajonit ecin me hapa të mëdhenj.
“Teksa ne humbasim nga programi 7.5 miliardësh për zhvillim dixhital, shtetet e rajonit ecin me hapa të mëdhenj. Kam takuar në vazhdimësi biznese nga komuniteti i IT-së, punëdhënës të jashtëzakonshëm, me potencial dhe më të madh. Sot, humbasin ata dhe të rinjtë që do të punësonin në vazhdimësi”, shkroi ai.