Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit është duke zbatuar në përpikëri masat qeveritare për kufizimin e lëvizjes. Këto masa sipas zëdhënësit të policisë në këtë rajon, Ismet Hashani do të kenë efekt në parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid 19.
Hashani apeloi të gjithë qytetarët e kësaj ane që të kufizojnë lëvizjet në këtë kohë pandemie.
“Policia e Kosovës është e mobilizuar të themi dhe mirë përgatitur si në logjistik, ashtu edhe në staf. Kështu që krahas institucioneve tjera Policia e Kosovës po jep maksimumin e vet që të tejkalojmë sa më lehtë këtë kohë të rëndë që është për mbarë vendin tonë”, thotë ai.
Ai thotë se kanë vendosur shirita në të gjitha hapësirat e gjelbëruara dhe vendet ku ka frekuentim nga ana e qytetarëve.
“Kemi vendosur shirita në të gjitha hapësirat e gjelbëruara në parqe, apo vende ku e dina se frekuentim të qytetarëve. Është rast i mirë që të apelojmë që të mos kemi grumbullime edhe pse koha po përmirësohet dhe mund të lëvizin njerëzit. Por qëllimi i të gjithë neve është që të mos bëjmë panik, por në çdo mënyrë dhe formë t’i respektojmë rekomandimet e qeverisë me qëllim preventiv”, thotë ai.
Hashani u shpreh se janë pajisur me mjetet mbrojtëse, derisa thotë se do të vazhdojnë te kenë masa preventive.
“Besojmë shumë që këto masa kanë me pas efekt dhe do të vazhdojmë të kemi preventiv sa më të madhe”, u shpreh Hashani.
Në rajonin e Anamoravës qëndrojë sot edhe kryemini stri në detyrë, Albin Kurti, ku i premtoi mbështetje kësaj zone.