Sot pritet të mbahet mbledhja e Komitetit për Menaxhimin e Pandemisë, njofton Shoqata e Gastronomëve të Kosovës.
Në këtë mbledhje pritet të rishqyrtohen masat e kufizimit të lëvizjes, të cilat janë vendosur që nga 28 korriku, për parandalimin e përhapjes së pandemisë.
Njëra prej pikave që besohet se do të diskutohet është edhe zgjatja e orarit për gastronominë në Kosovë, konfirmon kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi.
“Sot ( e hënë) në takimin që patëm me ministrin i Tregtisë, Vesel Krasniqi, ai na dha mbështetjen e tij, që në mbledhjen e ardhshme që do të mbahet nesër nga Komiteti për Menaxhimin e Pandemisë ka me propozua edhe heqjen e masave të kufizimit”, tha dje për Objektivin Kllokoqi.
Ai madje tha se nëse nuk do të ndërrimet asnjë hapë lidhur me kërkesat që i ka kjo shoqatë, do të protestohet sërish gjatë ditës së premte.
Ndërsa, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë (MSh), Faik Hoti i ka thënë gazetës Objektiv se ka shumë propozime për heqjen e kufizimit të masave por që ende nuk është vendosur asgjë rreth tyre.