Qeveria e Kosovës ka marrë dje 28 vendime të reja që kanë të bëjnë me masat kundër përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.
Ndër të tjerash, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim edhe për ndryshimin e orarit të lëvizjes, kërkesën për test negative nga shtetasit e Shqipërisë, dhe masa të tjera.
Ndër masat e ndërmarra nga qeveria e Kosovës sot është edhe qarkullimi i automjeteve.
Qeveria ka kërkuar nga komunat e Kosovës që në bazë të kompetencave të tyre, ta reduktojnë qarkullimin e automjeteve.
Një kërkesë e tillë është bërë me qëllim të shmangies së grumbullimit të tepërt të njerëzve.