Ministria e Arsimit sot ka marrë vendim që të kompensohet orët e humbura të mësimit gjatë grevës së mbajtur.
Ministria ka vendosur që orët të zëvendësohen nga pushimi pranveror (pesë ditë), të zëvendësohen gjatë pesë të shtunave, si dhe të zgjatet përfundimi i vitit mësimor.
Por këtë vendim po e kundërshton SBASHK, të cilët po e quajnë vendim të njëanshëm.