Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi sot është takuar me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit (DKA), me të cilët ka biseduar për shumë çështje të arsimit dhe përgatitjet për procese të rëndësishme në arsimin parauniversitar.
Ndër të tjerë në takim u diskutua është munëdësia e zëvendësimit të orëve të humbura gjatë grevës në arsim dhe kohën më të përshtatshme kur mund të bëhet ky zëvendësim, por edhe për zbatueshmërinë së vendimit për ndalimin e përdorimit të telefonave nga nxënësit dhe mësimdhënësit gjatë orëve të mësit.
Pas dikutimeve të shumta dhe sygjerimeve të marra nga përgjegjësit e arsimit nëpër komuna, MAShT do të dalë me një vendim të detajizuar për kompenzimin e orëve të humbura. Po ashtu, me përgjegjësit për arsim në komuna biseduam rreth zbatueshmërisë së vendimit për ndalimin e përdorimit të telefonave nga ana e nxënësve dhe mësimdhënësve gjatë procesit mësimor. Theksova se vendimi duhet të zbatohet në tërësi në bazë të Udhëzimit Administrativ dhe kërkova raporte nga DKA-të rreth zbatueshmërisë së këtij vendimi”, është shprehur Bytyqi.
Ai tutje ka paralajmëruar se do të merren masa ndëshkuese dhe do të bëhen publik të gjithë emrat e shkollave, të cilat nuk marrin masa rreth zbatimit të këtij vendimi. Ndërsa ka përgëzuar komunat, të cilat janë duke e zbatuar vendimin, në veçanti komunën e Hanit të Elezit, komunë në të cilën në dy ditët e para të hyrjes në fuqi të vendimit, janë konfiskuar rreth 60 telefona.
Me drejtorët e arsimit Bytyqi ka diskutuar edhe për përgatitjet për Maturën 2019, ndërsa ka kërkuar që të identifikohen edhe keqpërdorimet dhe rastet e dhunës.
“Gjatë këtij takimi, kërkova vëmendje të shtuar nga DKA-të dhe menaxherët e shkollave, që të identifikojnë në kohë rastet e dhunës, apo keqpërdorimeve të ndryshme në shkolla. Theksova se mësimdhënësit pa integritet duhet të identifikohen sa më parë, sepse për të tillët nuk do të ketë vend në institucionet arsimore.
Rreth kësaj, në këtë takim vendosëm që të vendosen kutitë e ankesave në të gjitha institucionet arsimore, të cilat fillimisht do të menaxhohen nga Inspektorati i Arsimit”.