Në Facebook sonte është shpërndarë nja fotografi e Njomza Xhemajt, e cila pretendon se në një “vezë kinder” e blerë është manipuluar me afatin e skadimit.
“Në Kosovë Kinder Surprise të befason ndryshe, dhimbshëm”, ka shkrua ajo, derisa në foto shihen se si është mbuluar afati i vërtetë i skadimit me një afat të ri.
“Kur për interesa të biznesit janë në gjendje me ti helmu fëmijët, pak po me duket me i thënë vepër kriminale. Njomza Xhemaj, e paska zbuluar këtë mashtrim, inspeksioni duhet të ndërmarrë sa më shpejtë masa, të konfiskohen këto kinderve në treg dhe të ndiqen penalisht ata matrapazë!”, ka reaguar Arbana Xharra.