Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, së fundmi në një emision ka folur edhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe qeverisjen e tij.
“Mashtrues”, është fjala e vetëm që e përshkruan Kurtin, sipas Arifit.
“Mashtrues vetëm një fjalë mjafton, për mua është një mashtrues, një mashtrim të sofistikuar ia ka bërë popullit shqiptar të Kosovës qysh nga themelimi VV-së si shoqatë… vetë fjala vetëvendosje, ku ka vetëvendosje, ti nuk vetëvendos në shtëpi tanë, e lerë më në politikë…”, ka thënë Arifi në Personale.