Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se maskat duhet të jenë obligative, por aktualisht nuk ka bazë ligjore për t’i dënuar qytetarët.
Ai ka thënë se është i domosdoshëm miratimi i projektligjit anti-COVID.
“E kemi nevojë të domosdoshme me miratu ligjin anti-COVID. Pajtohna edhe për punën e maskave. Ka më shumë se një muaj që kam thënë që me i pas obligim maskat kush del prej shtëpisë. Kush del prej shtëpisë duhet me ia ba obligim maskat dhe duhet me ba dënim kundërvajtjeje kush s’e mban. Por s’kemi bazë ligjore, është e vërtetë. Propozim imi ka qenë që në ligjin anti-COVID me përfshi specifikisht këtë masë”, ka deklaruar Krasniqi.