Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka bërë të ditur që në këtë zgjedhje pritet të garojnë me një listë të përbashkët zgjedhore me AKR.
Nënkryetari i AKR’së, Fatmir Matoshi në një intervistë për Periskopin ka treguar se LDK-AKR të shkojnë bashkë në zgjedhjet e 14 shkurtit, por në çfarë forme, pritet të shihet në vazhdim, tha ai.
Ai tha se përafërsisht 10 kandidatë nga AKR pritet të jenë pjesë e listës zgjedhore të përbashkët me LDK.
“Emrat ende jo. Ndërsa numri do të sillet diku 10 kandidatë besoj. Nuk është definitive as kjo. Por emrat s’dihen të gjithë ende, vetëm një pjesë”, ka shtuar Matoshi.
Po ashtu ai ka treguar se AKR ka pasur edhe ofertë edhe nga PDK për një bashkëpunim por se disponimi Iityre ka qenë të garojnë së bashku me LDK.
“Jo, ne kemi pasë ofertë prej PDK’së, kemi pasë oferta të tjera. Por disponimi brenda AKR’së është që me garu bashkë me LDK’në. Kryetarët janë t’u fol edhe sot, kështu që besoj nesër eventualisht të hënën do të vendoset kjo pjesë”, ka thënë ai.