Halil Matoshi, këshilltari i kryeministrit, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratës së Marko Gjuriq, i cili tha se në Reçak nuk ka pasur masakër.
Përmes një postimi në Facebook, Matoshi e ka quajtur, Gjuriqin pasues të politikës së Sllobodan Millosheviqit
Matoshi ka thënë se për këto deklarata të Gjuriqit do të duhej të reagojë edhe përfaqësues të BE-së.
Ky është postimi i plotë:
Dialog me çiftin e Marko Gjurić!?
Jo faleminderit!
Sipas mediave në Prishtinë, që citojnë B92 e Beogradit, një nga pasuesit e politikës së Miloševićit, i ngarkuar me Kosovën në Qeverinë e Beogradit, Marko Djurić, në vend të kërkimfaljes shqiptarëve për tragjedinë e shkaktuar, mohon madje edhe masakrën e Reçakut, të cilën e ka konfirmuar Shefi i KDOM, (Mision Vëzhgues Diplomatik në Kosovë) William Walker.
Po ashtu neofashisti Djurić i ka mohuar edhe krimet tjera anë e kënd Kosovës.
Djurić duke akuzuar NATO-n për intervenimin ndaj Serbisë miloševićiane, për ta ndaluar përpjekjen gjenocidale ndaj shqiptarëve, injoron ndër tjera edhe vrasjen e 1370 fëmijëve nga 1-15 vjeç, dhunimin e rreth 20 mijë grave shqiptare dhe vrasjen e mbi 10 mijë civilëve, sipas Fondit Ndërkombëtar Humanitar me seli në Beograd, nga forcat serbe në Kosovë.
Që me kë u dashka të rikthehet në dialog pala kosovare!?
Që për kauzën e kujt po angazhohen disa çarqe brenda BE-së dhe Zonja Mogherini!?
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini dhe tërë selia e BE në Bruxelles, do të duhej të tronditeshin nga kjo deklaratë në vend se ta fajësojnë Kosovën.
Thjesht Djurić është fashist klasik!
Ai i ka vrarë përsëdyti viktimat në Kosovë!?