Aktorja gjilanase, Adriana Matoshi, ka njoftuar se e ka kaluar me sukses operimin e saj të tretë.
Matoshi bëri të ditur se tashmë po ndihet më mirë dhe se e ka mposhtur edhe tumorin e tretë.
“Nuk mund të mos a mbaj premtimin. Po kthehna! Sot po ndihem ma mirë. Iku dhe tumori i tretë. U zgjova ma në fund edhe prej një andrre të keqe”, shkroi ajo.
Ajo uroi që të jetë sfida e fundit në lidhje me shëndetin.
“Falenderoj Zotin që pranoi lutjet tona, e më drejtoi si gjithmonë tek doktorë profesionistë të cilët ma shpëtojnë jetën qe disa herë”.