Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka folur për ndryshimin e propozuar të ligjit për importimin e automjeteve, për të lejuar importimin e makinave që janë deri në 15 vjet të vjetra.
Matoshi ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se ndryshimi i këtij ligji do të binte ndesh me luftën kundër ndotjes së ajrit.
Ai ka deklaruar se dikasteri që e drejton është kundër lejimit të importimit të veturave të vjetra deri në 15 vjet.
Matoshi ka tërhequr vërejtjen se aktualisht “veturat hyjnë e dalin në kontroll teknik pa u verifikuar sa lëshojnë gazra në ajër”.