Është rivendosur sot flamuri kombëtar tek vendi i njohur si ‘rrethi i flamurit’ në Prishtinë.
Pas ndryshimit të sotëm Halil Matoshi, këshilltar politik dhe për media në Qeverinë e Kosovës ka bërë të ditur arsyen e vendosjes.
Matoshi ka thënë se kryeministri Haradinaj ka vendosur që pas festës së 17 shkurtit ta rikthejë flamurin shqiptar tek rrethi në Prishtinë për t’i respektuar ndjenjat e shumë qytetarëve në çastet kur po hyjmë në ditët e përkujtimit për Epopenë e Jasharëve.
Ky është postimi i plotë:
Rreth flamurit…
Republika e Kosovës asht e arrituna ma sublime e nacionalizmës shqiptare, pra asht kulmi i rezistencës se kosovarëve kundrejt Serbise fashiste qe nga viti 1913 – për një shekull – pri nga flamuri kuq e zi. Flamuri i Republikës është realitet i ri juridik dhe politik dhe si i tillë mbrohet me ligj. Identitetet janë ndjenjë, ato lidhen kryesisht me sentimentin dhe fuqinë ikonike të së shkuares.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka vendosur që pas festës së 17 shkurtit ta rikthejë flamurin shqiptar tek rrethi në Prishtinë për t’i respektuar ndjenjat dhe dëshirat e shumë qytetarëve në çastet kur po hyjmë në ditët e përkujtimit për Epopenë e Jasharëve!
E flamuri i Kosovës valon sovran në të gjitha Institucionet publike.
Hapësira “te rrethi” nuk është institucion.
Unë vazhdoj ta ruaj bindjen time edhe pêr identitetet dhe rendin e patjetërsueshëm simbolik të Republikës, porse ndjenjat e qytetarëve nuk duhet lënduar në asnjë çast.
Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë!
Rrnoftë përjetësisht Republika e Kosovës!!!
Atdheu ynë!!!