Kandidati për deputet nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Bajram Mavriqi me numër 43, zhvilloi një tubim në shkollën fillore të Busavatës, ku u prit nga banorët e zonës.
Në këtë takim, banorët shprehën mirënjohje për punën dhe angazhimin e Lëvizjes dhe Qeverisë Kurti, duke vënë theksin te rihapja e shkollës fillore në fshat – një arritje që riktheu fëmijët në bankat shkollore pas viteve të privimit nga kjo e drejtë.
Statusi i plotë:
Busavata e VETËVENDOSJE!-s
Një tubim i jashtëzakonshëm në shkollën fillore në Busavatë. Mirëpritje me zemër të hapur dhe mbështetje me plotë vendosmëri na ofruan banorët për Lëvizjen dhe Qeverinë Kurti 3.
Banorët shprehën mirënjohjen e thellë për kontributin e VETËVENDOSJE!-s për shumë projekte dhe investime, e veçanërisht për rihapjen e shkollës fillore në fshat dhe kthimin e fëmijëve të tyre në bankat e shkollës pas disa viteve privim nga kjo e drejtë elementare. Ata u shprehën me gojën plot, se mbështetja për Lëvizjen do të jetë e madhe dhe e pakushtëzuar.
Busavata Cep më Cep do të jetë 𝟭𝟭𝟴 ❤️
Albin Kurti 𝟭
Bajram Mavriqi 𝟳𝟲
#cepmëcep #BajramMavriqi76 #AlbinKurti #VETËVENDOSJE #lëvizjavetëvendosje #Kurti3