Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Kamenicë ka organizuar Manifestimin “Flaka e Janarit” 2020.
Programi i “Flakës së Janarit” 2020 ka filluar me ligjëratë nga mësimdhënësit e historisë në shkollat fillore të Kamenicës për historikun e “Flakës së Janarit”.
Më pas është mbajtur një Ekspozitë e artit pamor si dhe një orë letërare në Shtëpinë Muze të Kadri Zekës, në Poliçkë ku shkrimtarë të rajonit kanë lexuar poezi.
Me këto aktivitete është përmbyllur “Flaka e Janarit” 2020 në Kamenicë.