Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Ardian Hajdaraj, mbajti Takimin e 261-të me radhë, me ç’rast fillimisht z. Hajdaraj uroi kryeprokurorët e rinj për zgjedhjen e tyre në krye të prokurorive të vendit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë për të zbatuar objektivat e përbashkëta. Vendimet që mori KPK-ja në takimin e sotëm janë si vijojnë:
-Miratoi në tërësi Raportin e punës së Prokurorisë së Apelit për vitin 2024, kurse për raportet vjetore të punës së Prokurorisë Speciale, Prokurorisë Themelore në Prishtinë, në Ferizaj, në Pejë, në Gjilan dhe në Mitrovicë obligoi kryeprokurorët përkatës që në afat prej shtatë (7) ditësh të plotësojnë raportet përmbledhëse me statistikat e raporteve individuale të prokurorëve dhe realizimin e normave të tyre orientuese, kurse Prokurorinë Themelore në Prizren e obligoi që të plotësojë raportin përmbledhës me numrin e rasteve të procedurave për konfiskim të aseteve të fituara me vepra penale, si dhe të njëjtat raporte t’i dorëzojnë në Zyrën e Kryesuesit të KPK-së dhe
-Anëtarët e KPK-së u njoftuan nga Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit për Planin e Personelit Administrativ për vitin 2025.