Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë ka mbajtur eventin e fundvitit me biznese.
Në këtë event përveç përfaqësuesve të bizneseve që morën pjesë, i pranishëm ishte edhe Kryetari Kadri Rahimaj.
Kryetari Rahimaj në këtë takim tha se bizneset janë më meritorët për atë që qyteti gëzon në aspektin e zhvillimit ekonomik.
I pari i komunës theksoi se për dy vitet e fundit është krijuar buxhet i veçantë për mbështetje të bizneseve.
“Darkën e fundvitit e filluam me ndërmarrësit kamenicas. Tashmë e kemi bërë traditë për ta njohur kontributin vjetor dhe jo vetëm të bizneseve lokale, në ekonominë tonë. I siguram që komuna do vazhdojë të qëndrojë afër me asistencë profesionale, teknike e mbi të gjitha edhe me mbështetje të drejtpërdrejtë financiare. Në këto dy vite janë ndarë mbi 200 mijë euro për pajisje që lehtësojnë procesin e prodhimit dhe shërbimit.
Në këtë darkë kemi ndarë edhe mirënjohje për biznese që kanë arritur suksese të veçuara në veprimtari të tyre. Edhe pse secili biznes gëzon mirënjohjen e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe komunës në përgjithësi.
Urojmë që biznesi i tyre të korr edhe më shumë suksese në vitin 2025”, ka thënë Kryetari Rahimaj.
Në anën tjetër Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Burbuqe Leka, tha se stafi i drejtorisë që ajo udhëheq ka qenë gjithmonë i angazhuar për të trajtuar dhe përmbushur kërkesat dhe nevojat që bizneset kanë parashtruar duke u munduar që të trajtojnë çdo kërkesë, dhe duke siguruar komunikim të hapur e transparent për të gjithë.
“Jemi mbledhur në këtë moment për t’iu falënderuar e vlerësuar për bashkëpunimin bashkëpunimin dhe angazhimin që kemi pasur me çdonjërin prej jush në këtë vit që po e lëmë pas. Bashkëpunimi juaj ka qenë i nevojshem për realizimin e disa prej projekteve që kemi pasur, ku me disa prej jush kemi pasur rastin të bashkëpunojmë më shumë e me disa më pak, por ju falënderojmë që keni qenë gjithmonë aktiv dhe të gatshëm për çdo aktivitet që ka qenë nevoja. Poashtu për të arritur sukseset e deritanishme në projekte të ndryshme falënderoj Kryetari e Komunës për angazhimin dhe mbështetjen e tij në çdo projekt që kemi ndërmarrë. Pa këtë mbështetje, normale qe shumë prej këtyre iniciativave do të kishin qenë më të vështira për t’u realizuar”, është shpehur Drejtoresha Leka.
Në këtë event Kryetari Rahimaj së bashku me Drejtoreshen Leka kanë ndarë disa çmime për disa biznese.
1. Çmimi për Biznesin me traditë shumë vjeqare – Furra Zeka Sh.p.k
2. Çmimi për Biznesin me veprimtari unike – Axon LLC
3. Çmimi për Biznesin për zhvillim të qëndrueshëm local – KITKA GLASS SH.P.K
4. Çmimi për Biznesin nga diaspora me investimin më të madh – ISORUBI SH.P.K
5. Çmimi për Biznesin më të vjetër me pronare grua – ABBA
6. Çmimi për Biznesin për nxitjen e turizmit malor – Restaurant OXYGEN
7. Çmimi për Biznesin për artin e kulinarisë dhe mikpritjes – CasaMia
8. Çmimi për Biznesin me ekselencë të shërbimit – Restaurant Ardi
9. Çmimi për Biznesin për cilësi dhe siguri ushqimore – Mishtorja Arlindi
10. Çmimi për Biznesin ekselenca e ekonomisë lokale dhe zgjerimit përtej kufinjëve – Toni AL PVC
11. Çmimi për Biznesin prodhues i ri i vitit – Afro Fungo