Komisioni për Administrim të Prokurorive, i kryesuar nga z. Jetish Maloku, mbajti takimin e radhës, në të cilin morën pjesë edhe anëtarja e këtij komisioni, prokurorja Laura Pula, përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, z. Mats Persson dhe udhëheqësit e njësive të SKPK-së.
Në pikën e parë është aprovuar drafti i analizës për numrin e nevojshëm të prokurorëve në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, draft ky, i cili do të dërgohet për miratim në njërën nga takimet e Këshillit Prokurorial.
Në vijim të takimit të sotëm është themeluiar grupi punues për hartimin e modeleve të unifikuara të raportimit të punës njëvjeçare të prokurorive të vendit.
Në përmbyllje është prezantuar përmbledhja e raportit të punëtorisë për zbatimin e SMIL-it dhe raporteve statistikore të gjeneruara nga SMIL-i dhe është theksuar nevoja e organizimit të një takimi me udhëheqësit e prokurorive të vendit për të diskutuar gjendjen aktuale dhe sfidat që kalojnë ato në fushën e administrimit të Sistemit Informativ për Menaxhimin e Lëndëve.