CCNO-Center for cooperation and networking of organizations dhe Community Building Mitrovica, ishin dy organizata ku javën e kaluar, përfaqësuan Kosovën në ngjarjen “Teatri për të rinjët”, si metodologji në punën me të rinjtë “.
Pjesëmarrës ishin udhëheqës dhe përfaqësues të organizatave nga Bugaria, Gjermania, Izraeli, Kosova, Maqedonia e Veriut, Palestina, Serbia, Britania e Madhe dhe Zvicra.
“Teatri për të rinjtë” është një ngjarje e formës së work shopit 8 ditor i organizuar nga Fondacioni joqeveritar zviceran, Stiftung Urgestein. I cili financohet nga Konfederata e Zvicrës përmes Fondacionit Movetia Exchange dhe është mbajtur në Guggisberg / Zvicër nga 6 deri më 13 nëntor 2022.
🇽🇰🇨🇭🇬🇧 🇵🇸🇸🇰🇮🇱🇷🇸🇲🇰