Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan raportoi për një rast të privimit të kundërligjshëm të lirisë që ka ndodhur në Novobërde.
Me këtë rast, është arrestuar një i dyshuar mashkull se ka mbajtur të të mbyllur vajzën e tij të mitur.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti kishte mbajtur të privuar kundërligjshëm nga liria vajzën e tij viktimën femër e mitur K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.