Në kuadër të lëndës Menaxhimi I Projekteve, studentet e vitit të tretë në Kolegjin Universum, kanë punuar së bashku në finalizimin e projektit “Mbështetja e grave ne biznese” duke promovuar produktin Green Cream.
Në këtë projekt hulumtuan rreth bizneseve të grave të cilat nuk ishin të njohura në treg, dhe kanë marrë informatat dhe në fund vendosën që ta mbështesin produktin Green Cream të përgatitur nga H.S. Ky projekt ka ndihmuar studentet që të ndërlidhin njohurit e tyre në praktik, duke ndihmuar promovimin e produktit Green Cream.
Kështu që, promovimi I Green Cream u mbajt në Kolegjin Universum, ku ishin të pranishëm student, profesorë dhe musafir special, të cilët u informuan rreth kremës kundër akneve. Të pranishmit kishin mundësi të testojnë kremën, ku njëra prej studenteve shprehi dëshirën që ta testoi kremën dhe u nda shumë e kënaqur.
Pasi që vendosën ta mbështesin produktin Green Cream, njëra nga studentet e këtij grupi filloi ta përdorte dhe pati efekte të mira, ku I motivoi studentet tjera që ta mbështetin edhe më shumë këtë produkt, I cili është I përbërë nga : Avokado, Aloe Vera, Tranguj,Banane,Liman , Shegë, Mjaltë, Vaj Kokosi, Vaj Ulliri,Lule Kamomili, Lule Shtogu, Lule Karafili,Vitaminë E.