Pas konventës së partisë, kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza ka shkuar në Itali për t’i takuar bashkatdhetarët.
Ai thotë se kontributi që diaspora jonë jep për Kosovën është jashtëzakonisht i madh, derisa ka njoftuar për mbështetjen që do t’i ofrojë atyre që investojnë.
“Unë do të krijoj mundësi të qëndrueshme për investimet e diasporës në Kosovë, duke ofruar mbështetje të veçantë përmes granteve investive. Bizneset që i investojnë mbi 500 mijë euro apo që i punësojnë mbi 50 punëtorë do të lirohen nga tatimi në fitim në periudha të caktuara kohore. Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në këto katër vjetët e fundit. Kosova mundet ma mirë!”, shkruan Hamza.