Mirlind Daku është mungesa e madhe në listën e Kombëtares shqiptare për dy miqësoret e marsit ndaj Kilit dhe Suedisë. Sulmuesi i Rubin Kazan, së bashku me Arbnor Mujën, janë dy emrat që mungojnë nga grupi që ishte rregullisht në kualifikuese.
Për bomberin e kampionatit rus ka qenë një periudhë pauze për shkak të skemës së kampionatit në Rusi. Tani është rikthyer në mars duke luajtur 180 minuta në 2 ndeshjet e kampionatit.