bi 1500 nxënës të klasave të nënta të Gjilanit, në shtatë qendra, po i nënshtrohen testit të arritshmërisë nën monitorimin e 184 administratorëve.
Procesin e kanë parë nga afër nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, së bashku me drejtuesit e dikastereve përkatëse.
Duke iu uruar suksese nxënësve në këtë test, numri dy i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka rikonfirmuar zotimin e kryetarit
Haziri se arsimi vazhdon të jetë prioriteti i parë i qeverisjes.
Ndërsa, drejtori i DKA’së, Nazim Gagica, ka njoftuar se procesi i testimit ka nisur me kohë dhe deri tani gjithçka është në rregull dhe pa probleme.
“Ky është një përcaktim final i nxënësve sepse rezultatet nga testi i sotëm, nxjerrin profesionet e tyre dhe orientimin drejt tregut të punës. Suksese të gjithëve”, tha Gagica.
Nxënësve iu kanë uruar sukses edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal, Shpresa Kurteshi Emini dhe drejtoresha e shkollës “Thimi Mitko”, Fitore Malaj.