Policia e Kosovës, brenda ka shqiptuar 2 mijë e 203 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore janë shkaktuar 126 aksidente trafiku, prej të cilave, 33 me të lënduar dhe 93 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.
Janë arrestuar 33 persona, 30 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit.