Sipas statistikave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në vitin 2024, janë regjistruar 2146 shkurorëzime.
Numri më i madh i shkurorëzimeve, sipas komunave, ishte në: Prizren (209 raste të shkurorëzuarve) ose 9,7%; Prishtinë (165 raste) ose 7,7%; Pejë (155 raste) ose 7,2% etj.
Sipas ASK-së, krahasuar me vitin 2023, numri i rasteve të shkurorëzimeve në vitin 2024 është më i vogël për 66 raste ose 3,0%.
Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominonte viti i pestë deri në të nëntë me 32,4%, pasuar me vitin e dhjetë deri në katërmbëdhjetë me 15,1% e të shkurorëzuarve.