Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, në Kosovë, aktualisht, janë mbi 30 mijë raste aktive me Covid-19.
Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 1.721 raste të reja me Covid-19.
“Nga 8.205 testime, 1.721 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 2.704 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 183.111.
Në total numri i rasteve aktive është 30.097”, thuhet në njoftimin e MSH-së.