Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të shtunën (sot) janë regjistruar 3,628 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 14,479 mostrave.
Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 25.05 për qind.
Në 24 orët e fundit nuk ka pasur viktima me këtë virus.
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 697 persona janë shëruar derisa 33,952 persona janë ende aktivë në koronavirus.
“Nga 14.479 testime, 3.628 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 697 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 164.991. Në total numri i rasteve aktive është 33.952”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.