Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike thotë se gjatë tërë vitit bën mbikëqyrjen permanente të Influencës sezonale (ILI), ARI dhe SARI me intensifikim të aktiviteteve gjatë sezonës përkatëse. Mbikëqyrja realizohet përmes hulumtimit aktiv dhe pasiv në Institucione shëndetësore dhe terren.
Sipas Institutit, në 5 sezonat e fundit prej vitit 2014 shohim se sezona 2018/2019 karakterizohet me numër më të vogël të rasteve, nga java 40-të deri në javën e 52-të dhe pastaj vazhdon me një rritje të numrit të rasteve që nga java e 01-rë e janarit të vitit 2019.
Nga fillimi i sezonës 01 tetor 2018 ( java e 40 –të) deri më 24 shkurt 2019 (java 08-të), në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 33.708 raste të dyshimta në grip (ILI), 5.104 raste ARI (Infeksion Respirator Akut) dhe 53 raste SARI (Infeksion i Rëndë Respirator Akut).
“Intensiteti i Influencës sezonale sipas numrit të rasteve të raportuara në javën e 08-të paraqitet mbi aktivitetin mesatar dhe krahasuar me javën paraprake (07-të) ka një rritje prej 17.3 % por ende nuk e kalon pragun epidemik. Në javën e 08-të (18.02-24.02 2019) në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar 3.770 raste ILI, 385 raste ARI dhe 10 raste SARI”, ak bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në një komunikatë për media.
Në të gjitha komunat janë paraqitur rastet e Influencës, dhe sipas numrit të rasteve numër më të lartë kanë komuna e Prishtinës, Prizrenit dhe Ferizajit ndërsa sipas incidencës numër më të lartë të rasteve kanë komuna e H. i Elezit, Istogut, Dardanës, Prishtinës, Shtimes dhe Junikut.
Në raport me distribuimin e rasteve sipas grup-moshës dhe incidencës, nga numri total i rasteve të raportuara me ILI, shihet se të gjitha grup-moshat janë të atakuara mirëpo vërehet një tendencë e rritjes te grup-mosha 0-4 vjeç dhe 5-14 vjeç.
Sa i përket rasteve me ARI, grup- mosha më e atakuar është 0-4 vjeç (2.034 raste), pastaj grup-mosha 15- 64 (1.653), ndërsa grup-moshat tjera kanë numër të përafërt të rasteve ,
Në laboratorin e Qendrës kombëtare të Influencës -IKSHPK deri me 28 shkurt 2019 janë testuar gjithsej 719 mostra të dyshimta në Influencë dhe prej tyre 265 kanë rezultuar pozitive me INF.A (pozitiviteti 36.9 %). Influenca A : Nga 265 rastet pozitive në Influencën A, sipas sub-tipit 76 prej tyre kanë rezultuar me INF.AH1 pdm09 (29 %) dhe 188 raste pozitive INF.A të pa subtipizuara (71 %) dhe 1 rast pozitiv në INF. AH3 (0.4%).
Prej fillimit të sezonës 01 tetor 2018 (java e 40-të) deri 24 shkurt 2019 (java e 07-të) janë hospitalizuar 503 raste me Dg.Bronchopneumonia (ARI) 122 raste me Dg. Status griposus (ILI) si dhe 53 raste me Dg. Infiltratio Pulmonum (SARI).
Aktiviteti sezonal
IKSHPK/ Departamenti i Epidemiologjisë bënë mbikëqyrjen e Influencës gjatë tërë vitit, me intensifikim të saj gjatë sezonës përkatëse (java e 40 deri në javën e 20),
Përcjell situatën epidemiologjike me rastet ILI/ARI (javore) dhe rastet me SARI (në bazë ditore/ alerti).
Bënë testimin laboratorik të mostrave në Departamentin e Mikrobiologjisë/Qendrën Kombëtare për Testimin e Influencës.
Instituti Kombëtar ka apeluar te të gjithë Drejtorët Rajonal të Shëndetësisë Publike dhe punëtorët shëndetësor që të ngrisin nivelin e vigjilencës dhe raportimit të rasteve të dyshimta në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private në Kosovë.
Ka rekomanduar tek Inspektorati shëndetësor dhe sanitar të mbikëqyrë të gjitha Institucionet shëndetësore të Kosovës, për të urdhëruar për obligimin ligjor të paraqitjes së sëmundjeve ngjitëse dhe rasteve të vdekjeve nga këto sëmundje.
Ka dhënë këshilla për popullatën për mbrojtjen nga sëmundja dhe njohjen e sipmtomeve të saj.
Masat praktike në parandalimin e hapësirës së virusit të gripit sezonal
Të evitohen sa është e mundur kontaktet e afërta me individë të sëmurë.
Personat e sëmurë të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes.
Të redukohet numri i vizitave të familjarve tek personat të hospitalizuar(SHSKUK, Spitalet rajonale).
Të evitohen vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz.
Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë vitamina.