Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 68 raste pozitive me COVID-19, nga 4320 mostra të testuara, ndërsa janë shënuar tetë raste te vdekjes.
Po ashtu gjatë kësaj kohe janë shëruar 323 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.672 qytetarë.
Në total numri i rasteve aktive është 3342.
Siç bën të ditur IKSHPK-ja, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 15.617 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa, që nga fillimi i vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1.299.482 doza të vaksinës. /Zëri