Policia e Kosovës është një ndër institucionet më të prekura me COVID-19 në Kosovë. Kjo pasi në këtë institucion janë konfirmuar mbi 40 raste me coronavirus.
Zëdhënësi i Policisë Bajram Krasniqi tha se policët e infektuar janë në gjendje stabile dhe janë dërguar në vetizolim.
“Janë mbi 40 të infektuar aktivë me coronavirus në gjithë Kosovën. Gjendja e tyre është stabile dhe janë dërguar në vetizolim”, deklaroi ai.
Specifikisht Krasniqi nuk ka deklaruar se në cilat drejtori janë të infektuarit, por tha se në të gjitha drejtoritë rajonale ka të prekur me COVID-19.