Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se është rrit numri i vizitorëve në Kosovë gjatë janarit të vitit 2024, ku sipas saj, është shenjë e qartë e potencialit për zhvillimin e turizmit të këtij vendi.
Ndryshe, në vitin 2023, Kosovën e kanë vizituar 27.456 vizitorë, ndërsa në këtë vit 44,718 vizitorë, sipas saj, ky është një lajm i mirë për industrinë turistike të Kosovës.
Ndërsa, ministrja ka përmendur edhe vendet të cilët kanë qenë vizitorët.
“Vizitorët më të shumtë ishin nga vendet si Shqipëria, Zvicra, Gjermania, dhe Turqia, tregues i interesit të tyre për të eksploruar bukuritë dhe kulturën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e saj.