Vlera e depozitave të kosovarëve nëpër banka komerciale e ka kaluar shifrën 5.5 miliardë euro.
Prej këtyre kursimeve, 3.69 miliardë janë depozita famljare, 1.12 miliardë janë të korporatave financiare e pjesa tjetër të korporatave jofinanciare.
Në raportin e BQK-së rreth sistemit financiar për janarin 2023 bëhet e ditur se shuma e përgjithshme e kredive të aprovuara në janar ka arritur vlerën 4.3 miliardë euro.
Vetëm për ekonomitë familjare janë aprovuar kredi në vlerë 1.6 miliardë euro.