Ditëve të fundit numri i rasteve me COVID-19 në Kosovë është rritur dukshëm.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 546 raste me koronavirus dhe nëntë raste të vdekjes.
Që nga dita e parë e shfaqjes e deri më tani numri i rasteve pozitive ka arritur në 21 mijë e 545 raste.
Numri i të shëruarve kap shifren 15 mijë e 829, ndërkaq numri i vdekjeve ka shkuar në 714.
Në Kosovë mbeten 5 mijë e dy raste aktive.