5 mijë e 359 raste aktive me COVID-19 janë aktualisht në Kosovë.
Rastet aktive u shtuan pasi gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 852 raste të reja me COVID-19.
Ndërkaq të shëruar ishin më pak, 394 sosh.
Po ashtu gjatë ditës së fundit ka ndodhur edhe një vdekje si pasojë e COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka apeluar që ata që s’e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës, ta bëjnë këtë.
Rreth 904 mijë qytetarë e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.