Gjatë ditëve të fundit është rritur dukshëm numri i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë. Me përhapjen e variantit të ri të koronavirusit, Omicron, institucionet shëndetësore kanë apeluar te qytetarët t’i respektojnë masat dhe të vaksinohen me vaksinat kundër COVID, pasi raporton Express
Ministria e Shëndetësisë të hënën njoftoi se për 24 orë janë testuar 5 mijë e 297 mostra, nga të cilat, 728 kanë rezultuar pozitive.
Kështu, numri i rasteve aktive me koronavirus ka shkuar në 5 mijë e 118.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk u shënua asnjë rast i vdekjes, derisa 99 qytetarë janë shëruar nga COVID019, duke çuar në 158 mijë e 750 numrin e të shëruarve, nga fillimi i pandemisë.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se nga fillimi i vaksinimit e deri të hënën në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 717 mijë e 379 doza të vaksinaës. Nga to, 796 mijë e 246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, derisa janë dhënë 33 mijë e 156 doza përforcuese dhe 2 mijë e 169 dotza të treta të vaksinës kundër COVID-19.