Procesi i vaksinimit po vazhdon në Kosovë. IKShPK do të jap vaksina edhe të dielën duke filluar nga kjo javë
Në lidhje me procesin e vaksinimit, Indeksonline ka kontaktuar me Ministrin e Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë ka treguar se 53 mijë e 53 doza janë dhënë për personat nga 0 deri 20 vjeç. Te ky numër, ka edhe te atille qe i kane marrë te dy dozat.
Tutje, MSh ka treguar për Indeksonline se deri në fund të muajit gusht, tek grupmoshat 16 deri 18 vjeç janë dhënë 8582 vaksina apo më saktë 7458 persona të kësaj grupmoshe kanë marr vaksina, ka edhe nga ata që i kanë marr dy vaksina.
Deri më tani, sipas statistikave të ministrisë së Shëndetësisë, 648 mijë e 586 persona në Kosovë janë vaksinuar.
Momentalisht në Kosovë janë 19 mijë e 923 raste aktive me Covid 19. Ministria e Shëndetësisë, Qeveria dhe IKShPK po bëjnë thirrje çdo ditë që njerëzit të vaksinohen.