Gjashtë milionë e 304 mijë e 327 euro e 67 centë janë dhënë nga shteti i Kosovës për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë vetëm për këtë vit, nga janari e deri më sot.
Këtu përfshihet edhe mbështetja financiare e familjarëve të tyre për realizmin e vizitave.
Të dhënat janë siguruar nga Ministria e Drejtësisë.
“Për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë si dhe mbështetjen e financiare të familjareve të tyre gjatë këtij viti, janar e deri më sot, janë shpenzuar 6,304,327.67€”, thuhet në përgjigjen me shkrim të MD-së për Klankosova.