Më shumë se 68 milionë njerëz janë infektuar me coronavirus në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave nga faqja e internetit e Worldometers.
Siç është specifikuar, 68,000,862 raste janë regjistruar deri më tani me COVID-19.
Gjithashtu më shumë se 1.5 milion njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 47 milionë janë shëruar nga ky infeksion.
Aktualisht, 19,362,465 raste të virusit janë aktive, nga të cilat 106,142 janë në gjendje të rëndë ose kritike, ose 0,5 për qind.
Ndryshe, Kosova deri më tani ka regjistruar 43.881 raste pozitive dhe 1.137 raste të vdekjes.