Policia e Kosovës vazhdon të punojë me orar të zgjatur. Nga 8 orë, orari i secilit pjesëtar të Policisë është tani 12 orë në ditë, për shkak të inkuadrimit të rolit primar të Policisë në planin qeveritar për menaxhim të situatës me pandeminë.
“Shumica dërrmuese e Policisë po punon me orar 12-orësh”, ka thënë për “Zërin” zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Me këtë orar ai tha se policia është duke punuar që nga fillimi i pandemisë. Numri i pjesëtarëve të uniformuar arrin shifrën rreth 8 mijë veta.
“Këtë orar e kemi që nga fillimi i pandemisë, me pak ndërprerje gjatë muajit qershor, kur patë rënie të numrit të rasteve dhe u liruan pak masat”, ka thënë Krasniqi.