Mbi 800 gjoba ka shqiptuar policia në Kosovë të dielën për personat që nuk kanë respektuar masat anti-COVID-19.
Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se të dielën janë shqiptuar 802 gjoba në bazë të ligjit COVID-19.
Një numër më i vogël i gjobave janë shqiptuar në trafik, ku gjatë 24 orëve janë dhënë 694 të tilla.
Po ashtu gjatë 24 orëve kanë ndodhur 45 aksidente, prej tyre 15 kanë qenë me të lënduar, ndërsa janë arrestuar 15 persona për vepra të ndryshme penale.