Mbi 90 përfaqësues të subjekteve politike nesër do të tërheqin shortin për renditjen e tyre në fletëvotimet e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
Siç bëri të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tërheqja e shortit bëhet në orën 11:00.
“Ju njoftoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025”, tha ai.
Fushata për zgjedhjet e muajit të ardhshëm nis më 13 shtator dhe përfundon para hapjes së qendrave të votimit më datën 12 tetor, në orën 06:59.