Facebook ka pësuar rënien më të madhe ndonjëherë, prej se mbahet mend.
Facebook, Instagram dhe WhatsApp kanë rënë prej sistemi për shumicën e përdoruesve të botës për të paktën pesë orë.
Kompania nuk ka komentuar se çfarë e ka shkaktuar këtë rënie, por përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se rënia nuk ka të bëjë me ndonjë sulm kibernetik.
Raporte të ndryshme nga downdetector.com, një uebfaqe që kontrollon rëniet e shërbimeve online, thonë se problemi është përhapur në të gjithë botën, duke prekur përdoruesit e internetit në Amerikë të Veriut, Amerikë të Jugut dhe Europë, shkruan Express.
Përveç Facebook, Instagram dhe WhatsApp, edhe veglat e reklamimit të kompanisë janë prekur gjithashtu nga kjo rënie, thuhet sipas drejtorit të produkteve, Rob Leathern.
Përderisa përdoruesit e Facebook zakonisht bëjnë panik edhe për problemet më të vogla, rënia është me të vërtetë shumë, por shumë më e madhe sesa zakonisht.
Për shembull, rënia më e madhe që e ka pasur Facebook ndonjëherë ka qenë në gusht të vitit të kaluar, rreth 45 minuta. Një rënie e tillë prej gjashtë orësh nuk ka ndodhur kurrë deri më sot në historinë e Facebook.
Një rënie e tillë e shërbimeve të Facebook është e rrallë, gjë që po i brengos përdoruesit anembanë botës.