Sot shenon datëlindjen e 65-të mësimdhënësi dhe ish Drejtori i SHFMU.”Dëshmorët e Kombit”Muharrem Elezi, njeriu që mbi katërdhjetë vite i fali arsimimit, edukimit të gjeneratave të reja, duke mos rreshtur së angazhuari që edhe shkollën nga paralelja e ndarë e Parteshit, ta shndërroj në shkollë të pavarur qysh në vitin 1992 me emrin “Dëshmorët e Kombit”!
Kontributi i z.Muharremit ishte i madh. Kishte filluar si profesor i fizikës në QAMO, për t’iu kthyer vendlindjes ku edhe me shumë suksese arriti përfundimin e karrierës së mësimdhënësit.
Rrugëtimi i tij nuk ishte me lule, por plot gropa e ferra, të cilat arriti t’i tejkaloj duke u bërë ballë stoikisht sipas traditës, se topi i luftës sonē ishte lapsi e dija.
Burrë e grua (znj.Sanije Elezi, edukatore, ish drejtoreshë qerdheje, ish asambleiste për dy mandate), arritën të edukojnë dhe arsimojnē edhe katër fëmijët e tyre: Erlindën-advokate, Donjetën-doktoreshë, Egzonin dhe Ertonin ekonomistë, që të gjithë të edukuar dhe në shërbim të njerëzores e atdheut.
Urojmë pensionimin e z.Muharrem Elezit, me dëshirë që të kenë shëndet të mirë, ta gëzojë gjatë pensionin, e që dijet dhe përvojat tash e tutje t’i shpërndaj tek nipërit dhe mbesat, e të jetojë në lumturi familjare!
Nehat Ramadani