Sot pata kënaqësinë që para deputetëve tanë, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes , të prezantoj të arriturat kryesore të deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe synimet tona për vitin pasues.
Me këtë rast, u shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin tim të lartë të gjithë deputetëve pjesëmarrës, për pyetjet dhe diskutimet përmbajtësore të cilat janë shumë të vlefshme në funksion të përmbushjes së objektivave tanë strategjik.
Mbikëqyrja parlamentare efektive është shumë e rëndësishme në procesin zhvillimor të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së dhe përmbushjen e suksesshme të misionit tonë kushtetues dhe ligjor.
Ministri e Mbrojtjes dhe Ushtri profesionale e modelit bashkëkohor, e ngjashme me ato të vendeve partnere dhe anëtare të NATO-s.